“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ta ndihmoni fëmijën tuaj kur është mbipeshë
Mjeku: Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik janë çelësi i mirëqënies shëndetsore të fëmijës tuaj. Të ngrënit pa karar dhe pasiviteti mund të çojë fëmijët në probleme të mbipeshës dhe komplikacione të saj qe ka shumë gjasa t’i shoqërojnë edhe në jetën si të rritur.
Është fëmija im mbi peshë?
Fëmijët shtojnë në peshë dhe në gjatësi në periudha të ndryshme kohore kështu që është e vështirë të përcaktohet nëse janë vërtet mbipeshe. Nëse dyshoni se fëmija juaj është mbi peshë konsultohuni me pediatrin dhe dietologun të bëj vlerësimin e peshës dhe gjatësisë për moshën përkatëse.
Si mund ta ndihmoj fëmijën tim mbipeshë?
Më kryesorja është përfshirja e gjithë familjes në zgjidhjen e këtij problemi. Marrja e masave së bashku jo vetëm do t’ju ndihmojë edhe juve të fitoni zakonë të shëndetshme por, do e bëj fëmijën të mos ndjehet i vetëm dhe i përjashtuar nga normaliteti.
Mos i përcaktoni asnjëherë vetë dietë dobësimi fëmijës suaj. Marrja e pamjaftueshme e kalorive dhe lëndëve ushqyese mund të çojë në çrregullime të rritjes.
Tregoni mbështetje!
– I bëni të ditur fëmijës tuaj se është i dashur, i veçantë dhe i rëndësishëm. Ndjenjat e fëmijëve për veten e tyre janë zakonisht të bazuara në ndjenjat që prindërit kanë për ta.
– Pranojeni fëmijën tuaj në çdo peshë. Fëmijët ndjehen shumë më mirë me veten kur prindrit i pranojnë siç janë.
– Dëgjojini shqetësimet e fëmijes tuaj në lidhje peshën e tij/saj. Vetë fëmijët e dinë më mirë nga gjithkush prblemin që mund të kenë me peshën. Ata nevojiten mbështetje, mirëkuptim dhe inkurajim nga prindërit.
Inkurajoni zakone të shëndetshme të të ngrënit!
– Blini dhe servirni më shumë fruta dhe zarzavate (të freskta edhe të thara)
– Blini shumë pak ose fare pije dhe lëngje të gatshëm, si dhe ushqime kalorike dhe të yndyrshme si patatina, biskota dhe karamele. Një herë në kaq kohë nuk ka problem por, gjithmonë mbani në duar variante të shëndetshme të ushqimeve.
– Bëni çdo përpjekje që fëmija juaj të marri mëngjes çdo ditë. Mëngjesi do ti japë atij energjinë e nevojshme për të dëgjuar dhe mësuar në shkollë! Duke anashkaluar mëngjesin fëmija do të ndjehet shumë i uritur, i lodhur dhe do jetë në kërkim të ushqimeve më pak të ushqyshme më vonë gjatë ditës.
– Çojini fëmijët në “fast food”-e me rrallë. Edhe kur vizitoni një restorant “fast food” përpiquni të zgjidhni variantet më të shëndetshme të mundshme si sallata dhe sanduice të vegjël me bukë të zezë dhe djathe, pica me salcë domateje dhe djathë etj.
– Ofroni më shpesh qumeshtin pa yndyre dhe ujë në vend të pijeve të gazuara dhe lëngjeve të gatshme. Qumështi është ushqim i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Lëngjet e frutave të freskët janë të ushqyeshme, por kanë edhe sasi sheqeri të konsiderueshme kështu që do ishte mirë ti sygjeronim me masë.
– Kontrolloni sasine e yndyrnave te ngurta në dietën familjare. Në vend të tyre përpiquni të siguroni sasinë e yndyrës nga peshku, vaji i ullirit, frutat e thatë dhe farat.
– Përgatisni vakte të shëndetshëm dhe hani së bashku si një familje. Kjo e ndihmon fëmijën të mësohet të shijojë larmi ushqimesh.
– Mos u dekurajoni nëse fëmija juaj nuk e pranon një ushqim që më herën e parë që i serviret. Disa fëmijëve nevojitet t’ju serviret një ushqim 10 herë mos më shumë përpara se ta hanë.
– Mos e përdorni ushqimin si shpërblim kur doni të inkurajoni fëmijët të hanë. Duke premtuar çokollatë që të hanë zarzavatet u jep fëmijëve mesazhin që zarzavatet janë më pak të çmuara se çokollata. Fëmijët nuk i parapelqejnë ushqimet që nuk i konsiderojnë të çmuara.
– Filloni me porcionë të vogla dhe lëreni fëmijën të kërkojë për më shumë nëse është akoma i uritur. Ju përcaktoni se çfarë do të hajë fëmija, por ai vetë duhet të përcaktojë “sa” do te hajë.
– Tregohuni të vëmendshëm për disa ushqime tepër kalorike dhe të yndyrshme që reklamohen fuqishëm të fëmijët.
– Zakonisht këto produkte shoqërohen me personazhe “cartoon”, ofrojnë lodra “gratis” dhe paketohen në ambalazhe shumë tërheqës. Diskutoni me fëmijën tuaj rreth rëndësisë së frutave, zarzavateve, drithrave dhe ushqimeve të tjera edhe pse këto ushqime nuk reklamohen në tv ose në markete.
Ide të shëndetshme vaktesh:
Fruta të freskta
Komposto frutash të bërë në shtëpi me shumë pak sheqer
Sasi të vogla frutash të thara sir rush i thatë, kummbulla, kajsi, molle etj
Zarzavate të freskta si karrota, kastraveca, kunguj, domate
Drithra pa sheqer me qumësht pa yndyrë
Pudinga me qumesht pa yndyre, vezë fshati dhe sheqer kaf
Kujdes:
Ushqime të vogla, rrumbullake, të forta si lajthi, rrush, zarzavate te forta, fara, kokoshka mund të jenë me rrezik mbytjeje për fëmijë nën moshën 4 vjeç. Për këtë moshë, këto ushqime duhen thërmuar. Gjithmonë vëzhgojeni fëmijën e vogël ndërkohë që ushqehet për ta ndihmuar nëse i paraqitet ndonjë rrezik.
– Inkurajoni aktivitete fizike për fëmijën tuaj si ciklizëm, tenis, vrap, not etj.
– Përpiquni ti reduktoni kohën përpara televizorit në jo më shumë se dy ore në ditë.
– Mbani mend, jeni ju shëmbulli kryesor për gjithshka që fëmija juaj do përvetësojë!
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.