Nga janari i vitit 2024, për herë të parë mbi 16 mije te vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale, që ishin trajtuar deri më tani si biznes i vogël dhe nuk paguan tatim mbi fitimin, do të taksohen mbi të ardhurat vjetore.
Ligjin që mori vulën e Kuvendit, Ministria e Financave e ka qartësuar përmes një udhëzimi ku specifikohet se profesionistët e lirë do të taksohen në dy fasha.
15% tatim do të paguajnë ata që fitojnë deri në 140 milionë lekë te vjetra dhe 23% për xhiron mbi 140 milionë lekë te vjetra në vit. Me këto ndryshime ligjore diskriminohen profesionistët e lirë që do paguajnë si biznes i madh, ndërkohë që bizneset e vogla vijojnë me 0 taksa.
Lexo edhe : Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut
Ky vendim që penalizon 16.700 profesionistë të lirë (sipas shifrave të Ministrisë së Financave) krijon diskriminim të tyre në raport me biznesin e vogël, që aktualisht për fitimin deri në 140 milion lekë te vjetra, nuk paguan taksa.
Atëherë përse profesionet e lira për të njëjtën xhiro vjetore, deri në 140 milion lekë, duhet të paguajnë taksë 15%?
Me ligjin e ri, profesionistët e lirë që ofrojnë shërbimin e tyre pranë një ose më shumë kompanive do të paguajnë më shumë se biznesi i madh, i cili për xhiron vjetore mbi 140 milionë lekë te vjetra, paguan tatim 15% pavarësisht sesa para grumbullon, pa asnjë fashë tjetër.