MENU
klinika

Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i vrarë

21.09.2023 - 22:43

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i ri, ndërsa viktima është Valter Fierza, 33 vjeç.

Sipas burimeve ai është qëlluar pranë makinës së tij. Kanë qenë familjarët që e gjetën të pajetë dhe më pas njoftuan policinë.

Ndërkohë policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorëve, dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me atentat, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna mbi të shkuarën e viktimës.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin