Policia e Shkodrës, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka arritur të zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Dukagjinit u u vra i ati Izet Guri dhe u plagos i biri Gjin Guri.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.
Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.
Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si ndodhi ngjarja ditën e djeshme?
Një atentat me armë zjarri ka lënë të vrarë babain dhe ka plagosur djalin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shosh të Dukagjinit.
Sipas policisë, viktima është Zef Guri, ndërsa i plagosur djali i tij Gjin Guri. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Policia u njoftua për ngjaren përmes një telefonate në orën 18:45.
Në Dukagjini shkuan edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
I plagosuri Gjin Guri rezulton person me precedent penal. Ai është akuzuar se ka qenë një nga personat që qëlloi me armë drejt helikopterit të policisë në fshatin Shosh të Dukagjinit gjatë një aksioni antikanabis disa vite më parë. Gjin Guri u arrestua nga policia në Shtator 2015.
Pas daljes nga burgu, Guri vijoi aktivitetin në lokalin e tij, ndërsa bën edhe transport pasagjerësh me furgon në linjën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas.
Nëntorin e vitit 2021, Gjin Gurit iu vendos një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.