MENU
klinika

"Kështu ndodh kur qetëson Vuçiçin dhe...'

Vrasja e policit në Veri, Këshilltarja e BE mesazh Borrellit e Lajçakut

24.09.2023 - 12:00

Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi të policisë në veri të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri, gjatë një sulmi nga grupet kriminale.

Përmes një postimi në platformën “X”, Schneeberger është shprehur se “kështu ndodh kur qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.

Me tej këshilltarja i ka bërë thirrje shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se “është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”.

Reagimi i plotë

“Një polic i Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm në afërsi të qytetit verior të Leposaviqit sot rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimës dhe shërim të shpejtë të plagosurit. Kështu ndodh kur qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak, është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I bllokuan rrugën me kamionë dhe…

Ky është Polici që u vra sot në veri të Kosovës


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë