01.09.2023 - 10:07
Sot është afati i fundit për partitë politike që do të kërkojnë të regjistrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vendoret e pjesshme në Kukës.
Para se gara mes tyre të nis në terren, fazën përgatitore do ta bëjnë në fushën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi do të duhet të vendose edhe një herë se kujt i takon vula dhe logoja e PD-së.
Qytetarët e Kukësit mund t’u drejtohen Qendrave të Votimit në 24 shtator. Fleta e votimit të jetë në ngjyrë të artë, njësoj si ajo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërkohë, QV do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.