MENU
klinika

"Do ketë 24 orë në çdo shtëpi"

Zgjedhjet lokale, kandidati i Berishës premton ujë të pijshëm

18.09.2023 - 17:17

Kandidati Sali Berishës për zgjedhet e 24 shtatorit në Kukës ka nisur fushatën elektorale.

Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata takoi banorët e disa fshatrave dhe në vitin 2023 u ka premtuar atyre sigurimin e ujit të pijshëm.

Në takimin elektoral me banorët e Tërthores, Vata tha se sigurimi i ujit të pijshëm për fshatrat e kësaj njësie do të zgjidhet brenda mandatit.

Kandidati Vata premtoi përmirësimin e infrastrukturës në fshatrat e Tërthores dhe ndërtimin e mbikalimeve përgjatë Rrugës së Kombit.

Në garë për Bashkinë e Kukësit janë Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i “Bashke Fitojmë”. Edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha nuk paraqiti asnje kandidat.

PD zyrtare ka deklaruar se shkak për mospjesmarrejn në zgjedhje është koha e pamjaftueshme dhe konflikti i ndezur mes demokratëve.

Kukësi do të shkojë në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Prej 3 muajsh ai është në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.