“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A qetësohet me ushqime kruajtja e syve?
Mjeku: Kruajtja e syve zakonisht vjen si pasojë e alergjive sezonale apo ndaj ndotësve të ambjentit. Përpara se të shkoni në përdorimin e ilaçeve, mund të provoni sy kompjuterkompresa të ftohta me këto ushqime qetësuese:
-qumësht të ftohtë
-bustina kamomili të përdorur të ftohur në frigorifer
-feta kastraveci të larë dhe të ftohur në frigorifer
-çaj jeshil të ftohur
Gjithashtu mund të provoni t’i pastroni sytë me pambuk me pak uthull molle të holluar në ujë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.