MENU
klinika

"Gjurmoni vendin nga ku logohet"

Ahmetajt postime në Facebook nga arratia, SPAK letërporosi kompanisë “Meta”

17.10.2023 - 13:21

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar letërporosi kompanisë “Meta”, për të zbuluar vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, pas postimeve në rrjetin social “Facebook” ku reagonte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme mësohet se ë letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas të dhënave, SPAK ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për Ahemtajn ka zhvillime surprizuese”

Gazetarja zbardh detaje nga takimi me kreun e SPAK

Nga afera e inceneratorëve tek largimi i shqiptarëve

BIRN: Ja ngjarjet që shënjuan vitin 2022

BIRN: Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94,

“Si i shkaktohet dëm buxhetit nëse aksionet shtetërore rriten?!”