MENU
klinika

Arrestimi i Dritan Metajt

Emërohet shefi i ri i komisariatit të Kurbinit

11.10.2023 - 09:44

Komisariati i Kurbinit ka pësuar ndryshime, pas arrestimit të shefit të komisariatit Dritan Metaj, si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës.

Mësohet se në krye të këtij komisariati është emëruar Shkëlzen Metushi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të Shqiponjave në DVP Tiranë.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit.

Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Arrestimi

Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023 në Fushë Kuqe për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e hakmarrjeve

7 vrasje për sherrin e basteve