Gazetari Artan Hoxha komentoi ndeshjen e ditës së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku vendi ynë doli fitues 3-0.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai tha se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, e publikoi qëllimisht foton me djaline Adem Jasharit, pasi tregoi se po bashkohet me pjesën tjetër.
Mes tjerash ai nënvizoi se dy drejtuesit e shteteve ditën e djeshme duhet të linin mënjanë egon e tyre dhe të ishin bashkë në stadium.
“Kurti me foton që nxori pa hyrë në Shqipëri tregoi se po bashkohem me pjesën tjetër. Dje Rama e sulmoi në Parlament, por jashtë konfliktit të tyre, egos së tyre, aty ishte një ambient përbashkues. Dy drejtuesit kryesor të shtetit duhet ta kishte shmangin këtë gjë. Tani nuk e di kush e ka fajin, por ata duhet të ishin bashkë për të gjithë tifozët që ishin aty. Atmosfera që ndodh në stadiumin tonë nuk e gjen në Kosovë”, tha ai.