MENU
klinika

Shqipëri - Çeki

As VAR-i nuk e prish festën, Seferi dyfishon shifrat

12.10.2023 - 22:04

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë vendimtare për ecurinë e saj drejt Euro 2024 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.

Ashtu siç pritej, trajneri Silvinjo ka bërë pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit. Në portë konfirmohet Berisha si titullar, edhe pse mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë për shkak të situatës shëndetësore. Ndërkohë, në mbrojtje është Ajeti ai i cili merr vendin e Ismajlit të dëmtuar. Mesfusha është e pandryshuar, ndërsa në sulm është konfirmuar si në ndeshjen e parë ndaj Çeklsë, treshja me Asanin e Seferin në mbështetje të Çikalleshit.

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 2-0
9′ Asani, 52′ Seferi

KK: 38′ Çutil

NGJARJET KRYESORE

52’ GOOOL SHQIPËRIA! Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me sferën që shkon te Seferi i cili çon topin në rrjetë. (VIDEO)

49’ Rivënie anësore e rrezikshme nga e majta e sulmit çek, Suçek provon me kokë por gjen Berishën në pozicion.

46’ Seferi provon menjëherë nga e majta të gjuajë në portë, por sfera nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

46’ Holesh i lë vendin në fushë Provod në radhët e kombëtares çeke në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’+2’ Ramadani vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe ka një epërsi numerike për të krijuar një gjuajtje para portës, por pasimi i tij për Bajramin është shumë i fortë. (VIDEO)

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Holesh nga e majta gjen hapësirën për të gjuajtur në portë, por Berisha është i vëmendshëm dhe kontrollon gjithçka. (VIDEO)

38’ Çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil i cili shtyn më dorë sferën në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Kufal për protesta. (VIDEO)

34’ Çekët tentojnë që të depërtojnë në zonë në qendër me Çutil, por Gjimshiti kontrollon zonën para se të sinjalizohet pozicion jashtë loje kundër miqve. (VIDEO)

33’ Mitaj rrëmben topin në krahun e majtë por vonohet në daljen para dhe miqtë rikuperojnë topin.

26’ Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

25’ Çutil ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të shpejtë të kuqezinjve me Bajramin.

22’ Ramadani nis Asanin drejt zonës, por Krejçi ndal sulmuesin. Më pas ky i fundit vlerësohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

20’ Dy harkime radhazi në zonën kuqezi, por fillimisht mbrojtja e pastaj Berisha kontrollojnë gjithçka.

18’ Kundërsulm i rrufeshëm i kuqezinjve me Cikalleshin i cili në krahun e majtë arrin deri pranë portës, pro sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga portieri Pavlenka. (VIDEO)

16’ Holesh harkon në zonë për sulmuesit e rrezikshëm çek, Hysaj me kokë largon sferën.

12’ Bajrami merr topin në qendër dhe driblon dy lojtarë, duke arritur në fundore në të djathtën, por nuk ia del që të pasojë në qendër.

12’ Çernji provon të kopjojë Asanin me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Berisha grushton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

9’ GOOOL  SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca. (VIDEO)

6’ Harkim i rrezikshëm në zonë, është përsëri një devijim që çon topin drejt Berishës por ky i fundit kontrollon me qetësi.

3’ Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

1’ Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kushta.
Trajner: Jaroslav Shilhavi

PANORAMA SPORT