MENU
klinika

Mbështet Vëllazërinë Myslimane?

Avokati i Benzema kalon në kundërsulm, padit ministrin francez

20.10.2023 - 14:03

“Është gjithçka false. Karim Benzema nuk ka patur kurrë as minimumin e raportit me këtë organizatë. Ai ka vendosur të jetojnë në Arabinë Saudite, një shtet që i ka deklaruar terroristë Vëllazërinë Myslimane”.

Fituesi i “Topit të Artë”, me anë të avokatit të tij kalon në kundërsulm, hedh poshtë akuzat e bëra nga ministri francez Gerald Darmanin i cili pak ditë më parë u shpreh se Benzema se mbështet këtë organizatë.

Avokati i Benzema-s, në një intervistë për Le Parisien, shtoi se tani po mendojnë hapa ligjorë kundër këtij ministri.