MENU
klinika

"Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare"

Berisha dhe Bardhi mbledhin grupin e deputetëve

17.10.2023 - 14:04

Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin Parlamentar të deputetëve të opozitës, ku është diskutuar për rrëzimin e komisioneve hetimore dhe kërkesës për reformën zgjedhore si dhe për përjashtimin e deputetëve.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Bardhi ka thënë se opozita po u bllokon çdo hapësirë institucionale.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi.

Në mbledhje, i pranishëm dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri është shprehur se duhet të fillojë qëndresa parlamentare. Sipas tij, bojkoti, e favorizon Ramën.

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha.

Ndërsa Oerd Bylykbashi ka thënë: “Ne kërkojmë hapësirën tonë në këtë Kuvend, nuk e fitojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancën dhe në komisione.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu përgjigj Lulzim Basha ftesës për të marrë pjesë

Bardhi mbledh deputetët e Partisë Demokratike, i bashkohet edhe grupi i Berishës!

"S’na duhen Berisha e Basha, por lidership i ri"

Mori pjesë në tryezën e Bardhit, Gjekmarkaj: Nuk rreshtohem te Foltorja!