MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Besimet e rreme të nënave të reja, nga biberoni, larja me vezë…

17.10.2023 - 12:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Besimet e rreme të nënave të reja, nga biberoni, larja me vezë e deri te djepi. Ç’thonë mjekët!

Mjeku: Shumë gjëra i kemi trashëguar nga gjyshet, të tjera i kemi bërë edhe pse e dinim që janë thjesht mit. E ndërkohë që marketingu bën të veten, shumë nëna mund t’i kenë privuar vetes ndjesinë më të bukur në jetë: të qarën e parë të krijesës që sollën në jetë apo ushqyerjen me gji.

A është e vërtetë që biberoni shkakton bajame te fëmijët?
Jo, asnjëherë. E para, sepse organi i bajames është akoma i paformuar kur lind bebi dhe fomohet pas 4 muajsh. Zakonisht nënat e vendosin atë sapo fëmija lind, nuk e vendosin mbas 4 muajsh. Nëse e vendosin që në krye të herës, fëmija mësohet me biberonin, nëse e vendosin mbas 4 muajsh, kjo tregon që fëmija e ka kap mirë gjoksin dhe nuk ia vendos dot më nëna.

A është e vërtetë se lidhja në djep i drejton kockat fëmijës?
Është jashtëzakonisht e gabuar. E para, duke e lidhur fëmijën në djep, jo vetëm që nuk ia drejtojmë kockat, por ia bëjmë ato më të shtrembëra. E dyta, nuk e lëmë që të ajroset lëkura. E treta, meqë nuk ajroset lëkura, nuk lëmë që dhe mushkëritë të zhvillohen. E katërta, për shkak të lidhjes, e gjithë muskulatura e fëmijës do të jetë e dobët dhe fëmja do të bëhet rakitik. Këmbët do ju bëhën ose në formë x-i, ose në formë o-je, veçse të drejta jo. Është jashtëzakonisht e gabuar ta lidhësh fëmijën, pasi i dëmton shëndetin dhe i bën të qajnë ‘’pa shkak’’.

Po larja e fëmijës me vezë?
Ta lash me vezë fëmijën do të thotë t’i bllokosh poret. E kanë bërë gjyshet më përpara e trashëgojnë nënat e sotme. Fëmijës i duhet bërë çdo ditë banjë totale me shampon përkatëse. Duhet shpëlarë mirë dhe tharë në peshqirë të pastër dhe vendosur krem. Larja më vezë nuk e bën më të bukur, nuk e rigjeneron lëkurën, veçse i bllokon poret.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më pak stres, më shumë siguri për të porsalindurit

Lajm i mirë për nënat shtatzëna, zbulohet testi që…

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?