Detaje të reja dalin nga të shtënat me armë në drejtim të vilës së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.
Raportohet se autorët e ngjarjes pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës, janë larguar me një automjet.
Nga të shtënat me armë kanë pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa uniformat blu kanë blinduar Kurbinin për kapjen e autorëve.
Ata kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit të autorëve, që tashmë të identifikuar nga Policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shpërthimi me tritol
Në muajin mars të këtij viti në banesën e Skënder Likës shpërtheu një sasi tritoli.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.
kënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021.
Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.