Fundim Gjepali, shefi i kuzhinës në restorantin ku drekuan shefat e BE-së dhe kancelari gjerman, por edhe kryeministrat dhe zyrtarët e tjerë që morën pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka rrëfyer në “Opinion” ushqimet dhe pijet që u konsumuan në drekën që zgjati disa orë.
Gjepali rrëfeu se të ftuarit i “fshinë pjatat”, ndërsa ai kishte ndërtuar menu të veçanta.
“Menuja ishte, si mirëseardhje pata bërë troftën e Tamarës me një sallatë orizi. E dyta ishte një kremozo e patates së Kukësit me karkalecat e Adriatikut dhe perime nga zona e Lushnjes, kam loz me të gjitha. Pata një ravioli me peshk, shafranin e Dumresë me barishte të egra, pjata kryesore ishte një dental me salcë portokalli. Dhe ëmbëlsira ishte një mus me kos, kosi ballkan me mjedër të egër të Tropojës dhe aty përdora disa salca të ndryshme”, tha Gjepali.
Sipas tij, menuja kishte në përmbajtje të saj vetëm produkte shqiptare, një miks i tradicionales në veri e jug, shoqëruar me verën e 4 kantinave më të mira të vendit.
Fundim Gjepali: Ishin 24 veta.
-Domethënë vetëm krerët e delegacioneve?
Fundim Gjepali: Njëkohësisht në krahun tjetër të restorantit ishin ministrat, ambasadorët që shoqëronin krerët e shteteve. Këta të fundit ishin sallë më vete. Kishte një menu të ndërtuar mbi skedën personale të çdo presidenti.
-Si personale? Pse, ja bëre veç e veç secilit?
Fundim Gjepali: I pata studiuar dhe krijova diçka. Globalizmi ka arritur dhe tek ne shefat e kuzhinës, kemi kontakte me kuzhinerët ndërkombëtarë. Kemi bërë një menu krejtësisht me produkte dhe me pije shqiptare.
-Menunë e bërë vetë apo ta imponuan?
Fundim Gjepali: Jo, vetë. Kam pasur liri të plotë për këtë, nuk kam pasur asnjë ndërhyrje.
-Po pjatat?
Fundim Gjepali: Kam bërë pjata që i kam të konsoliduara në kohë nga karriera ime profesionale sepse doja të bëja figurë të mirë.
-Kush hante më shumë?
Fundim Gjepali: Të gjithë hëngrën, nuk teproi asgjë. Komplet gjithë pjatat deri te ëmbëlsira dhe komentet në fund ishin shumë të mira.
-Pse u vonuan më shumë në drekë?
Fundim Gjepali: Besoj se dreka ishte shumë e këndshme dhe u ndjenë shumë mirë. Qëndruan goxha, pavarësisht se bisedonin gjatë drekës. Kishte 4 etiketa vere, dy të bardha e dy të kuqe, i kam zgjedhur në bazë të menusë që kisha përgatitur. Ministri i jashtëm i Anglisë më komplimentoi, shkëmbyem ca batuta, përshëndeta në fund dhe kancelarin Scholz, ishte shumë i komunikueshëm.
-Hante shumë Scholz?
Fundim Gjepali: Të gjitha i hëngri. M’u bë qejfi se ishte një atmosferë shumë interesante. Menuja ishte, si mirëseardhje pata bërë troftën e Tamarës me një sallatë orizi. E dyta ishte një kremozo e patates së Kukësit me karkalecat e Adriatikut dhe perime nga zona e Lushnjes, kam loz me të gjitha. Pata një ravioli me peshk, shafranin e Dumresë me barishte të egra, pjata kryesore ishte një dental me salcë portokalli. Dhë ëmbëlsira ishte një mus me kos, kosi ballkan me mjedër të egër të Tropojës dhe aty përdora disa salca të ndryshme.
-Fliste Albin Kurti me Bërnabiç?
Fundim Gjepali: Unë e pashë disa herë, po në distancë m’u duk. U përqëndrova te gastronomia, politika është gjë tjetër.