“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Daltonizmi, si trajtohet në jetën e përditshme
Mjeku: Daltonizmi ose verbëria kundrejt ngjyrave është një problem gjenetik në pjesën më të madhe të rasteve, por që mund të shfaqet edhe për dëme në nerva ose në tru, madje edhe nga përdorimi ose prezenca e disa substancave kimike. Nuk ka kurë për deficencë të të parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. daltoniketDaltonizmi quhet ndryshe dhe një problem i vizionit të ngjyrave. Edhe pse të jesh daltonik nuk është një problem jetik, sërish ai mund të paraqitet problematik në fusha të caktuara të jetës. Si për shembull mund të jetë një pengesë serioze për dikë që dëshiron të futet në profesione të tilla, si: marins, polic etj.
Kush është më i prirur drejt këtij defekti?
Daltonizmi , vështirësia e të parit të ngjyrave, takohet më shpesh tek burrat dhe arrin deri në 8 %. Te gratë takohet në masën 1%. Edhe në jetën e përditshme vihet re që burrat kanë më tepër vështirësi për të dalluar ngjyrat.
Çfarë e shkakton daltonizmin?
Daltonizmi trashëgohet sipas tipit reçiziv. Ka një defekt në kromozonin x. Verbëria kundrejt ngjyrave është një problem. Në pjesën më të madhe të rasteve është gjenetike, por mund të shfaqet edhe për dëme në nerva ose tru, madje edhe nga përdorimi ose prania e disa substancave kimike.
Cilat janë simptomat?
Nuk dallon ngjyrat. Është defekt, jo sëmundje e mirëfilltë. Nuk paraqet simptoma të tjera, sepse nuk është një problem shqetësues dhe aq më tepër jetik. Daltonizmi nuk është aspak një formë verbërie, por një defiçencë në mënyrën se si një person sheh ngjyrat. Me këtë problem, personi ka vështirësi kur do të dallojë të kuqen nga jeshilja ose të verdhën nga bluja.
Si përcaktohet diagnoza?
Është shumë e kollajshme. Ka disa tabela që përdoren nga okulistët për këtë gjë. Për shembull në tabelë dallohet mirë që është 9. Ata që nuk dallojnë ngjyrat i thonë 5. Ky defekt jo gjithmonë ka problem. Paraqet problem për disa profesione të caktuara. Për shembull ata që merren me sinjalet, në aviacion, në marinë etj.
I jepet patenta dikujt që vuaj nga daltonizmi?
Patenta i jepet, edhe pse mund të thuhet që ka sinjalistikë rrugore dhe ai nuk do të mund ta dallojë. Ne e kryejmë si ekzaminim dhe e shënojmë nëse vuan nga ky defekt. Por nuk ka një rregullore që na thotë të mos ia japim patentën.
Çfarë kujdesi mund të tregojmë kundrejt këtyre personave?
Është defekt i pariparueshëm. Sidomos nëse është i lindur. Shumë rrallë ndodh që të vijë si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Nuk ka kurë për defiçencë të të parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa raste që kanë filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të takojë një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të parandalojë probleme gjatë viteve shkollore.
Cilat ngjyra paraqiten si më problematike për t’u dalluar?
Varet nga individi. Ka që nuk dallojnë të kuqen dhe jeshilen. Deficenca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile është më e përhapur. Daltonizmi blu është paaftësia e të dalluarit të dy ngjyrat: të verdhën dhe blunë, të cilat shihen si e bardhë ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia) është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë. Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4 muajsh. Bluja, jeshilja dhe e kuqja janë tre ngjyrat kryesore. Ngjyra ka shumë, mbi 100, po janë shumë të rrallë ata që njerëz që mund t’i specifikojnë të gjitha.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.