MENU
klinika

Në Korçë luhet Skënderbeu - Partizani

Egnatia ‘i fal’ fitoren Teutës, java e shtatë e Superligës nis me surpriza!

01.10.2023 - 17:46

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të diel me raundin e shtatë. Në Rrogozhinë, me fillim nga ora 14:00 Egnatia vendase humbi 0-1 me Teutën, teksa dueli u vendos nga goli i Realdo Filit, kjo pas gafës së mbrojtjes së Egnatias. Në 16:30 në Korçë luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, Egnatia vendase befasoi dhe humbi 0-1 nga Teuta, për javën e shtatë në Superligë. Një gafë në prapavijë bëri që skuadra e Edi Martinit të dilte me tri pikë nga transferta, duke iu falur golit të Realdo Filit në minutën e 61 të ndeshjes. Një top i mbajtur më shumë seç duhet nën kontroll nga vendasit, bëri që fantazisti të “grabiste” sferën dhe me një të djathtë ta kalonte pas shpinës së Sherrit. Edhe pse kryesuese e klasifikimit, tanimë Egnatia pëson disfatën e dytë këtë sezon me të njëjtin rezultat (pas humbjes me Skënderbeun), duke mbetur në kuotën e 13-të pikëve, tre më shumë se Tirana që të martë pret Laçin në kryeqytet. Nga ana tjetër, Teuta me tetë pikë ngjitet në vendin e shtatë.

Superliga – java 7:

E diel

14:00 Egnatia 0-1 Teuta

16:30 Skënderbeu – Partizani

E hënë

14:00 Kukësi – Erzeni

18:00 Dinamo – Vllaznia

E martë

14:00 Tirana – Laçi

Renditja: