MENU
klinika

Paqe mes katër golash në Udine, në fushë Juventus

Empoli s’e mban dot ritmin, Orsolini me tripletë nderon Bolognan!

01.10.2023 - 17:48

Serie A e futbollit në Spanjë është në javën e shtatë. Gjithçka ka nisur mesditën e kësaj të diele, me Bolognan që fitoi 3-0 kundër Empolit. Në “Dacia Arena”, Udinese dhe Genoa barazuan 2-2. Në 18:00 luhet Atalanta – Juventus, ndërsa në 20:45 Roma pret në “Olimpico” skuadrën e Frosinones.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna fitoi 3-0 kundër Empolit. Dueli për vendasit u vendos nga Ricardo Orsolini, me lojtarin që shënoi tripletë në minutat 21, 66 dhe 90+1. Për Empolin në fushë nga minuta e parë ishte Etrit Berisha, me gardianin e Kombëtares që priti dy raste goli, duke shmangur humbjen më të thellë të të tijve. Po ashtu 11 minuta mori edhe Stiven Shpendi, që zuri vendin e Caputos po te Empoli. Pasi fitoi një javë më parë kundër Salernitanës, Empoli gjen sërish humbjen.

Në “Dacia Arena”, Udinese dhe Genoa barazuan 2-2. Miqtë e Gilardinos kaluan dy herë në avantazh, duke mos mbajtur rezultatin. Ndeshja u zhbllokua nga Gudmundsson në të 14 minutë, për të barazuar nga Luca vetëm nëntë minuta më pas. Sërish Gudmundsson shënoi për Genoan në minutën e 41, për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Goli i barazimit u shënua në të 90+1, me Genoan që e dërgoi sferën në portën e vet me Matturro për rezultatin final 2-2.

Serie A – E diel – java 7:

12:30 Bologna 3-0 Empoli

15:00 Udinese 2-2 Genoa

18:00 Atalanta – Juventus

20:45 Roma – Frosinone

Renditja:

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën