MENU
klinika

Inter zgjohet në krye (VIDEO)

FOTO/ “San Siro” harron Lukakun, “Big” Marcus është idhulli i ri

30.10.2023 - 11:28

Lukaku dhe Mou, dy ishin e famshëm, njëri në fushë dhe tjetri në tribunë, nuk arritën do të ndalin Inter, me zikaltërit që i thyejnë me lojë dhe rezultat, duke marrë një fitore minimale, por mjaftueshëm për të rrëmbyer sërish kreun. Inter vijon momentin shumë të mirë, në “San Siro” nga minuta e parë deri në fund kishin kontrollin e sfidën, goditën dy herë shtyllën, ndërsa diferencën e bëri zëvendësuesi i Lukakut, Marcus Thuram. Pesë minuta lojë i mjaftuan Interit për të lëshuar sinjalin e parë, me Calhanoglu që me një predhë të vërtetë goditi traversën.

Të shtyre nga publiku, zikaltërit s’postuan Romën në gjysmëfushë, fati dhe Rui Patricio mbajtën portën të pa prekur. Roma goditi vetëm një herë kuadratin, por flirtuan shumë me golin, ku u desh një mrekulli e portierit Sommer për të ndalur goditjen me kokë të Cristante-s. Në minutën e 75-të, Inzaghi hodhi në fushë Asllanin në vend të Calhanoglu-s, pikërisht mesfushori kuqezi gatoi golin e fitores, teksa dhuroi një pasim fantastik për Dimarco-n, me këtë të fundit që futi një top të bukur në zonë për Thuram, aty ku francezi që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë.

“Big Marcus”, shkruan Corriere në faqen e parë, duke i bërë jehonë rolit të Thuram te ky ekip. “Inter në krye, San Siro harron Lukakun”, ishte titulli i La Gazzetta dello Sport.