MENU
klinika

“A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë?!”

Gjekmarkaj ironizon Bashën: Allah kij mëshirë, Krisht mbrona

13.10.2023 - 17:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, i cili ka thënë se ‘PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant.’

Gjekmarkaj ironizon kreun e PD duke thënë se nuk mund të merret seriozisht, pasi hoqi 50 mijë demokratë nga lista si dhe përjashtoi 11 deputetë.

“Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona”, thuhet në reagimin e Gjekmarkajt.

Reagimi i plote i Agron Gjekmarkajt

“PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë. Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska. A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?! Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik qe sa ti fusësh rritet! Po turp ka ? Jooo, s’ka lidhje , se njeh atë i bekuari”.