Gjykata pranoi sot si palë të tretë në gjyqin për statutin e 2 shtatorit të Partisë Demokratike, përfaqësuesit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Gjykata pranoi si palë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj, por nuk pranoi përfaqësuesit e “Rithemelimit”, Çlirim Gjatën dhe Franci Nurin, për shkak se nuk kanë tagrat e duhur të përfaqësimit.
Ndërkohë, trupi gjykues vendos të shtyjë seanca dhe vendosi datën 25 për seancën e radhës.
Grupi i Rithemelimin kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të Bashës dhe ndryshimeve statutore të bëra në 2 shtator, me arsyetimin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula. Kjo e fundit është një tjetër çështje pezull dhe gjykimi është në dorë të Gjykatës së Lartë.
Me statutin e 2 shtatorit, Basha përqëdroi pushtetin në duart e tij, duke marrë jo vetëm postin e kryetarit të partisë, por edhe të kryetarit të grupit parlamentar.
Një tjetër ndryshim ishte përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, pra mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.