Një person ka tentuar të vetëdigjet në mjediset e Bashkisë së Fushë-Arrëzit.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e Policisë.
Ndërsa kryebashkiaku Hil Curri ka folur për ngjarjen duke njoftuar se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i riu.
Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Tentativa për tu vetëdjegur ka ardhur pas kërkesës për të takuar kryebashkiakun, me kërkesën për vazhduar studimet drejt universitetit.
Pas krijimit të kësaj situate, kryebashkiaku Curri është gjendur pranë të riut, duke shmangur kështu shndërrimin e ngjarjes në një tragjedi.
Pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, bëhet me dije se, kjo nuk është hera e parë që Lleshi tenton të ndërmarrë një akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.