MENU
klinika

"Tejkalon politikën e brendshme"

Ish-zv ministri i Jashtëm i Kosovës: Rama i thotë të vërtetën Prishtinës

12.10.2023 - 20:40

Ish-zv ministri i Jashtëm në Kosovë, Anton Berisha në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës duke komentuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se kryeministri Rama nuk ka pse të bëhet pjesë e një ‘dalladie’ antiperëndimore që sipas tij po ushqehet në Kosovë dhe në qarqe të tjera politike.

“Ka kohë që jam në linjë me qëndrimet e zotit Rama sa i përket rastit të Kosovës. Kam bindjen që zoti Rama ka ndjekur një linjë të SHBA dhe BE dhe ka tejkaluar politikën e brendshme. Pra mendoj që Rama si kryeministër i Shqipërisë, theksoj është kryeministër i një shteti anëtar i NATO-s dhe një shtetit kandidat për në BE. Pra është e pakuptimtë që t’u nënshtrohet politikave të aventuristëve politik të Kosovës dhe të politikës së brendshme të Shqipërisë në një temë që ka qenë botërore.

Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës kudo, dhe politika kosovare duhet të jetë falenderuese. Edhe Kosova ka zhvilluar një politikë të brendshme të tensionuar dhe maja e kësaj për fat të keq ka ardhur me qeverinë e fundit që mendon që politika e saj duhet të jetë detyruese ndaj qeverisë aktuale, që për fat të mirë zoti Rama nuk e ka pranuar këtë rol.

Siç e kanë thënë edhe diplomatë amerikan, zhvillimi historik i Kosovës ka treaguar që Kosova nuk është vetëm e Kosovës, ashtu sikurse edhe Serbia nuk është vetëm e Serbisë në këtë botë. Ndaj kjo politikë primitive që zhvillon qeveria aktuale ia ka arritur qëllimit në Kosovë, por për fat të mirë nuk është duke ia arritur në Shqipëri”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Ministres së Jashtme të Kosovës

“Draftin e Ramës s’e marrim parasysh!”

Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”

Zëvendëskryeministri i M. e Veriut, Artan Grubi

“Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin nismën e Ramës”