MENU
klinika

Uiski për shëndetin e zemrës?

Konsumi i kësaj pijeje ka përfitime që nuk i keni imagjinuar kurrë!

01.10.2023 - 12:26

A mund të jetë i mirë konsumi i moderuar i uiskit?

Po, uiski mund të ketë veti që ndikojë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por ndikimet pozitive do të jenë efektive vetëm nëse e konsumoni në sasi të moderuar dhe kjo nuk është një zgjidhje e përhershme për ndonjë problem shëndetësor dhe as nuk është një justifikim për të pirë më shumë. Pirja e tepërt është e dëmshme dhe nuk rekomandohet.

Nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak

E keni vënë re ndonjëherë se si diabetikët zgjedhin vetëm uiski? Kjo për shkak se nuk përmban karbohidrate. Kështu, nuk do të ketë ndonjë ndikim në nivelin e sheqerit në gjak.

E mirë për zemrën

Polifenoli është një antioksidant me bazë bimore i cili është i pranishëm tek uiski. Ky antioksidant është i njohur për uljen e sëmundjeve të zemrës, por vetëm nëse konsumohet në moderim.

Ndihmon në lehtësimin e kongjestionit të hundës

Një sasi e vogël uiski mund të ndihmojë në lehtësimin e njerëzve që kanë probleme me sinuset, të ftohtin dhe kongjestionin e hundës. Zgjeron enët e gjakut për një kohë të shkurtër, gjë që ndihmon në pastrimin e mukusit.

Shëndeti i trurit

Polifenolet, antioksidantët me bazë bimore gjithashtu luajnë një rol në balancimin e kimikateve në tru.

Mund të ndihmojë në tretje

Uiski mund të ndihmojë në tretje nëse merret pas një vakti. Por, vetëm një sasi e vogël do të jetë e mjaftueshme.