MENU
klinika

Restorante, makina luksoze dhe llogari bankare

Kush janë bosët e krimit që SPAK u ka sekuestruar 11 pasuritë

11.10.2023 - 11:46

PAK ka sekuestruar 11 pasuri të trafikantëve të drogës të kapur dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Flakë në det”, ku u arrestua edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Ish-shefi i policisë së Kurbinit dyshohet se ishte pjesë e bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke ndihmuar narkotrafikantin e shpallur në kërkim Gëzim Çela.

Metaj dyshohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për të shmangur kontrollet e uniformave blu.

Në kuadër të operacionit Flakë në det u shpallën gjithashtu në kërkim dhe shtetasit , Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.

Pasuritë e sekuestruara:

1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;

2. Automjet i markës Volksëagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;

3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;

4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;

5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;

6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;

7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;

8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;

9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;

10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;

11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!