MENU
klinika

Zhvillohen tre ndeshjet e Superligës

Laçi i prish ecurinë Skënderbeut, bardhezinjtë fitojnë 2-0!

08.10.2023 - 18:06

Superliga shqiptare e futbollit mbyll këtë të diel javën e tetë. Gjithçka filloi në orën 14:00, aty ku Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun, me kurbinasit që marrin vendin e dytë në klasifikim. Në 18:00 Partizani luan me Kukësin dhe po në 18:00 luhet derbi mes Teutës dhe Erzenit në “Niko Dovana”.

Në Kurbin, Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun. Skuadra e Mirel Josës ishte më kërkuese në fushë, duke marrë tri pikë për javën e tetë. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 42 minutë nga Melo. Pjesa e dytë ishte më e luftuar, teksa korçarët nuk ia dolën të gjenin barazimin. Në të 56 minutë ishin sërish vendasit që gjetën golin e dytë me Sobouale. Goditja e Qatos u stampua në shtyllë dhe më pas në trupin e Alias, ndërsa sulmuesi nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë. Me Mirel Josën në stol, Laçi siguron fitoren e dytë radhazi dhe me 13 pikë ngjitet në vendin e dytë të renditjes. Nga ana tjetër, pas dy fitoreve, Skënderbeu pëson humbje dhe me 12 pikë renditet në pozitën e katërt.

Superliga – java 8:

E premte

Egnatia 3-0 Dinamo

E shtunë

Vllaznia 0-1 Tirana

E diel

14:00 Laçi 3-0 Skënderbeu

18:00 Partizani – Kukësi

18:00 Teuta – Erzeni

Renditja: