Bayern mori një fitore të jashtëzakonshme 8-0 në kampionat kundër Darmstadt, por jo të gjithë lojtarët që zbritën në fushë kanë shkëlqyer. Në fakt, ndeshja e luajtur në Allianz Arena nuk ka nisur aspak mirë për bavarezët duke parë se skuadra e Tuchel ka mbetur me 0 lojtarë pas vetëm katër minutash lojë.
Joshua Kimmich është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas një faulli të shkaktuar si lojtar i fundit. Dhe ky veprim është kritikuar ashpër nga legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus.
KARTONI I KUQ
“Ai duhet të luajë topin. Kërkon të luajë dhe të bëjë finte si një numër 6, por kjo nuk mund të bëhet në zonat mbrojtëse. “Këtë gjë e mësojmë që kur jemi tek ekipet Under 12, të paktën te skuadra e mia Under 12, se nuk mbahet topi dhe nuk bëhen finte në zonat mbrojtëse”.