MENU
klinika

Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar

Mbahet seanca gjyqësore për kërkesën e PD, çfarë pritet

19.10.2023 - 12:23

Mbahet sot në Gjykatën e Tiranës, seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e PD-së për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Çështja në fjalë, e cila pritet të nisë në orën 12:00, shqyrtohet nga gjykatësi Niko Rapi. Ndërkohë, palë në këtë proces është dhe Rithemelimi, pasi ka kërkuar që gjykata të mos e regjistroje statutin e ri të kryedemokratit Basha pa u shqyrtuar çështja në themel.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së në mbledhjen e tij të fundit më 2 shtator mori disa vendime, siç ishte dhe ndryshimi i nenit 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një skenë teatri absurd në Kuvendin e Shqipërisë”

Artan Fuga: Pritet një betejë politike brenda vëllezërve “ujq”!

Intervista/ Yuri Kim: SHBA u skandalizua më 8 Janar

“Non grata” e Sali Berishës, nga DASH, CIA, FBI dhe…”