Në Jordani dhe në Irak gjithashtu morën pjesë disa mijëra vetë në manifestimin e solidarizimit me palestinezët. Gjatë manifestimit pjesëmarrësit thërrisnin sharje ndaj Izraelit. Në sheshin qendror Tahrir në Bagdad demonstruesit shkelnin me këmbë një flamur të Izraelit të hedhur përdhe. Shumë prej tyre thërrisnin slogane: “Jo pushtimit! Jo Amerikës!” Për protestën bëri thirrje udhëheqësi radikal irakian i shiitëve Muktada al-Sadr. Kreu fetar me influencë i përket opozitës, por qeveria irakiane i mirëpriti këto protesta.
Në Pakistan u mblodhën në mbarë vendin dhjetra mijëra myslimanë pas lutjes së të premtes, për të shprehur solidaritetin me palestinezët. Në Bangladesh mijëra vetë dolën në rrugë. Në manifestimet në mbarë vendin me shumicë myslimane njerëzit valëvisnin flamurin palestinez duke thirrur: “Ndalni shtypjen ndaj palestinezëve!” dhe “Ne duam një Palestinë të pavarur”. Gjithashtu myslimanët në mbarë botën kërkojnë të ngrihen për palestinezët.
Masakra më e përgjakshme që nga themelimi i shtetit të Izraelit
Hamasi militant islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA. BE, Izraeli dhe shtete të tjera, të shtunën e kaluar (7.10.2023) me një sulm masiv shkaktoi në territorin e Izraelitnë zonën kufitare një masakër ndër civilë, që ishte më e rënda që nga themelimi i shtetit të Izraelit. Më shumë se 1300 vetë janë vrarë prej Hamasit dhe rreth 150 vetë janë marë peng. Nga kundërsulmet e aviacionit të Izraelit ndaj rripit të Gazës kundër hamasit, sipa stë dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze janë vrarë mbi 1700 vetë, ndër ta edhe civilë.
Në pjesë të botës myslimane, por edhe në vende perëndimore janë zhvilluar shumë demonstrata për të festuar sulmet terroriste kundër Izraelit. Udhëheqja iraniane u shpreh për një “sukses”, por hodhi poshtë të ketë ndinjë pjesëmarrje direkte në to. Republika Islamike prej kohësh mbështet Hamasin ushtarakisht dhe financiarisht. Po ashtu Irani konsiderohet si mbështetja më e rëndësishme për milicët shiit Hisbollah në Liban, që ditëve të fundit kanë pasur konfrontime të veçuara me forcat e armatosura izraeliane.
Hisbollah: “Kur të vijë koha ne dotë veprojmë”
Hisbollahu klasifikohet nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe suni si organizatë terroriste. BE-ja e konsideron krahun e armatosur të saj si grup terrorist. Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Hisbollahut, Naim Ghassem, i shprehu mbëhstetjen Hamasit. “Kur të vijë koha ne do të veprojmë”, tha ai pëprara qindra simpatizantëve në kryeqytetin libanez, Bejrut. Vëzhguesit në Izrael druajnë, se Hisbollahu, që është ushtarakisht shumë më i fuqishëm se Hamasi mund ta sulmojnë masivisht nga veriu Izraelin.
Në disa shtete europiane autoritete e sigurisë vërejnë ndërkaq rrezik në rritje për manifestime antisemitiste dhe incidente të dhunshme. Enti Federal i Kriminalistikës (BKA) sipas një raporti të brendshëm mbi gjendjen parashikon se mund të ketë valë protestash kundër “institucioneve hebreje dhe sinagogave” në Gjermani, citon gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” këtë raport. BKA ndërkohë nuk ka të dhëna konkrete për plane për ndonjë sulm. Ministria e Brendshme llogarit me një “rrezikshmëri të lartë”, tha një zëdhënës.
Në Britaninë e Madhe disa shkolla hebreje për arsye sigurie po qendrojnë përkohësisht të mbyllura. Metropolitan Police në Londër njoftoi, se janë shtuar incidentet me sfond antisemitizmin në kryeqytet që pas sulmit terrorist ndaj Izraelit. “Tensioni është i lartë”, theksoi Metropolitan Police. “Ne nuk do të toelrojmë as përhapjen e urrejtjes (…) dhe as glorifikimin e terorrit.”
Francë: Komuniteti më i madh hebre në Europë
Në Francë pavarësisht ndalimit mijëra vetë morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Paris, ku policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit për shpërndarjen turmës. Në Rennes, Tuluzë dhe Lille u zhvilluan gjithashtu manifestime solidariteti. Të paktën dhejtë vetë janë ndaluar në rajonet e policisë.
Presidenti Emmanuel Macron në një fjalim në televizion tërhoqi vëmendjen: “Ne nuk duhet të tolerojmë asnjë formë të urrejtjes (…).” Në Francë jeton komuniteti më i madh hebre i Europës me rreth gjysmë milion pjestarë. Njëkohësisht në Francë me 70 milionë banorë jetojnë mbi pesë milionë myslimanë, shumica me prejardhje nga vendet e Magrebit./ DW