MENU
klinika

Mediat greke: Do të kërkojë në Tiranë që…

Mitsotakis humb Athinën e Selanikun, por mendjen e ka te Himara!

16.10.2023 - 10:42

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritet të jetë sot i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit, pas disfatës që pësoi në raundin e dytë në zgjedhjet lokale në vend, ku partia e tij humbi bashkitë më të mëdha.

Sipas mediave greke, Mitsotakis pritet të sjellë në samitin e Tiranës dhe çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg, për blerje votash.

Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të betohet si kryebashkiaku i Himarës, pasi ai ka përsëritur disa herë se vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat europiane bazë.

“Kryeministri e ka bërë të qartë se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan gazeta Protothema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Keni mbajtur ndezur flakën e helenizmit!"

Mitsotakis pritet me flamuj grekë dhe thirrje në Himarë

Ngërç në çështjen e Detit?

‘Të pathënat’ e takimit Xhaçka-Dendias