MENU
klinika

"Politika trazoi marrëdhëniet e vëllezërve"

Mitsotakis refuzoi, Rama sjell një tjetër grek në Dropull

27.10.2023 - 11:20

Kryeministri Edi Rama nga Dropulli i përcolli një mesazh homologut të tij të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për të cilin tha se do të donte që ai të ishte prezent sot në përurimin e bustit të babait të tij, Konstantinos Mitsotakis.

Teksa i konsideroi shqiptarët dhe grekët si popuj vëllezër, Rama theksoi që do te ishte mirë që tensionet mes vendeve tona, të mos ndodhin.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet i “Demokracisë së Re”, Dimitris Avramopoulos.”, tha Rama.

Referuar tensioneve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, për çështjen Beleri, Rama u shpreh se “politika elektorale trazon edhe rrjedhën e vëllëzërisë”, por theksoi se gjithçka do të rregullohet”.

“Fatkeqësisht politika elektorale me nevojat e saj jo domethënëse per fatet e popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë qysh në lindjen e kohërave.

Por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë që të mos ndodhnin. Sic ishte mirë të mos ndodhin, por herë më lehtë edhe herë më vështirë kalojnë edhe sherret mes vëllezërit që jetojnë në një shtëpi.

Trazimet dhe keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë edhe më me kuptim lidhjet e pandashme mes dy popujve dhe vendeve tona, për të cilat edhe dy kundërshtarët e paepur, Konstantinos Mitsotakis dhe Andrea Papandreou jo vetëm kishin të njëjtën bindje, por bënë çka mundën në kohën e shkurtër që patën pushtet në kohën kur Shqipëria sapo doli nga izolimi”, u shpreh Rama.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë