Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin dhe Hezbollahun e Libanit që të mos “testojnë vullnetin e Izraelit”, raportojnë mediat e huaja.
“Mos bëni të njëjtat gabime, thjesht për arsye se çmimi që do të paguani këtë herë do të jetë shumë më i lartë”, tha ai në një fjalim në Knesset. Kryeministri izraelit tha se bota duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin. Ai tha “kjo luftë është gjithashtu lufta juaj” dhe e krahasoi Hamasin me nazistët.
Pasi sirenat u dëgjuan në Jerusalem më herët, krahu i armatosur i Hamasit thotë se hodhi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit.
Deri tani të paktën 2,808 palestinezë janë vrarë dhe 10,859 janë plagosur në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Palestinezët u mblodhën në rrugët e disa qyteteve në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Gaza.