MENU
klinika

Në Tiranë edhe Mitsotakis!

Një marrëveshje dhe dy kërkesa për BE nga rajoni në Samitin e Berlinit

13.10.2023 - 21:41

Të hënën në Tiranë do të mbahet samiti 9 i Procesit të Berlinit, të inciiuar nga Gjermania e Angela Merkel në 2014, por i dyti në radhë që prej rilindjes së këtij procesi nga kancelari Olaf Scholz vitin e shkuar.

Për Odeta Barbullushin, këshilltaren e jashtme të Kryeministrit, mbajtja e këtij takimi për herë të parë jashtë zonës së BE, ka një rëndësi simbolike për Shqipërinë.

“Kjo tregon një besueshmëri për Tiranën, për një pikë referencë të fortë për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhënien tonë me BE”, tha Barbullushi.

Edhe pse shtetit shqiptar i ka kushtuar 1.1 mln euro organizimit, në këtë samit të liderëve të rajonit do të firmoset vetëm një marrëveshje.

Përtej prezantimit të planit ekonomik që do ta bëjë me dije Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, drejtuesit ballkanikë do të venë në tryezë edhe disa propozime.

Pasi shefi i diplomacisë greke theu “akullin” e krijuar nga çështja Beleri, duke iu bashkuur ministerialit të jashtëm në Tiranë dhe zhvillimit të takimit me kryeministrin Rama, kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Në orën 11:00 do të nisë mbërritja e liderëve, samiti do të ndahet në dy sesione, për të konkluduar me konferencën për shtyp mes kryeministrin Rama, Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Mikpritësi i këtij samiti do të shfrytëzojë praninë e liderëve europianë për të bërë inaugurimin e dytë të Piramidës, pikërisht në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, në nder të të cilit godina u ndërtua në formën e një muzeu, ndërsa tashmë do të ndryshojë rrënjësisht destinacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN