Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.
Në orët e para të mëngjesit grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Në Izrael, të paktën një i vdekur dhe 15 të plagosur u raportuan pas breshërisë së raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës.
Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.
Ushtria izraelite është “gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite. Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas.
“Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, thanë ata.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur në një takim shefat e sigurisë. Deri më tani raportohet për 1 viktimë dhe 15 persona të plagosur.
Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat.
Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët.
Izraeli shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Mediat e huaja raportojnë Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në jug të vendit, brenda 80 kilometrave nga Rripi i Gazës. Kjo i lejon atij të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë disa zona, e cila përfshin gjithashtu qytetet e Tel Avivit dhe Beersheba.
Sot, si çdo të shtunë që nga fundi i vitit të kaluar, ishin planifikuar demonstrata kundër qeverisë Netanyahu dhe reformës në drejtësi.
Hamasi: Nëse keni një armë, është koha ta përdorni
“Nëse keni armë, nxirreni. Kjo është koha për ta përdorur atë. Nxirrni kamionë, makina, sëpata, sot fillon historia.” Kështu thotë komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif në mesazhin e regjistruar në të cilin ai bën thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër Izraelit. Kjo u raportua nga CNN.
Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.