MENU
klinika

Sulmi terrorist në Turqi

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit: E bëmë ne

01.10.2023 - 19:24

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie.

Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë.

“Rreth orës 09:30, 2 terroristë që erdhën me një automjet të lehtë komercial para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Nga zjarri u plagosën lehtë 2 policë tanë“, tha ministri.

Sulmi ndodhi në ditën kur në Turqi nis sesioni i ri parlamentar dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan do t’i drejtohej ligjvënësve me fjalën e tij. Sakaq, pas shpërthimit masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe godinës së Ministrisë së Brendshme.

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës