Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Bernardin Palaj, klerik katolik, shkrimtar, mbledhës i folklorit.
Bernardin Palaj lindi në Shkodër më 2 tetor 1894. Mësimet fillore e të mesme i mbaroi në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan. U konfirmua më 18 maj 1902 në Dioqezën e Shkodrës. Pas gjimnazit, kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, e në Insbruck, të Austrisë, në drejtimin filozofi-teologji. Gjatë studimeve ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjermanë. Për disa vjet mësoi shqip e latinisht, në liceun “Illyricum”, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut. Më 15 prill të vitit 1923, bashkë më vëllezërit Mjeda, Fishtën, Anton Harapin, Prenushin e disa të tjerë, botuan në Shkodër gazetën “Ora e Maleve”. Ka botuar në organet “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Tomori” etj.
Palaj ishte gjithashtu anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare qysh prej 1940. Ndërsa më 1944 rikthehet famullitar i turbulluar në shpirt mësohet t’i ketë thënë mikut të tij, Karl Gurakuqit. U akuzua si agjent dhe bashkëpunëtor i fashizmit. Vdiq në burg, para se të “gjykohej” më 2 dhjetor të vitit 1946. U varros në oborrin e ish-sanatoriumit në Shkodër.