MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse gjatë shtatzënisë prishen më shumë dhëmbët?

09.10.2023 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse gjatë shtatzënisë prishen më shumë dhëmbët?

Mjeku:Kur jeni duke pritur një fëmijë, me të drejtë shqetësoheni për ekzaminimet gjinekologjike, skanimet me ultratinguj, testet e gjakut. Sidoqoftë, shëndeti i dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve gjithashtu ka rëndësinë e tij dhe nuk duhet të lihet pas dore përgjatë nëntë muajve. Në fakt, ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë inflamacion dhe gjakderdhje dhe në rast se kjo ndodh, është e rëndësishme t’i kushtohet edhe më shumë vëmendje higjienës orale, duke kontaktuar dentistin. Sipas disa ekspertëve, shëndeti i dhëmbëve në shtatzani meriton vëmendje sepse më vonë mund të çojë në paradontit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësoni si të mbroni veten dhe fëmijën!

A rrezikojnë gratë shtatzënë nga mpiksja e gjakut?