Efi Dhedhes gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother Vip” bëri për vete një publik të gjerë.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Efi ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat, teksa një ndër ta e pyeti ish-banoren se pse nuk mori pjesë në konkursin e kërcimit “DWTS”, ndërsa ajo tha se “Big Brother” ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta përjetojë edhe një here të njëjtën eksperiencë.
“Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh”– tha Efi.
Mesa duket ish-banorja “thumboi” “Top Channel”, pasi disa nga konkurentët e këtij spektali janë ish-banorët e “BBV”, si Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa dhe në juri Olta Gixhari.