Pas inspektimit të lungomares në Vlorë, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Derviçan në ceremoninë e inagurimit të sheshit që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis.
Rama nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në emërimin e sheshit të Derviçanit pas ish-kreut të qeverisë greke.
Kryeministri nuk kurseu batutat me kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.
‘Në sheshin e rilindur të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, ku busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikë.’, thotë Rama.
Konstantinos Mitsotakis ishte një politikan grek i cili ishte Kryeministër i Greqisë nga ’39 deri në 1991.
Ndërkohë tani Greqia udhëhiqet nga djali i tij, Kyriakos Mitsotakis, që u zgjodh Kryeministër i Greqisë pas zgjedhjeve legjislative greke të vitit 2019.