MENU
klinika

Berisha refuzoi takimin me agjentët

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin e ortakun Bektashi!

22.10.2023 - 16:57

Ditën e nesërme, të hënën në orën 13:30, është caktuar verifikimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka ende njoftim gjykate nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

ABC News ka siguruar dosjen voluminoze prej 200 faqesh të SPAK lidhur me hetimin e aferës së ish kompleksit “Partizani”, për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa janë vënë nën masën ‘detyrim paraqitje’ ish kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Berisha pretendoi një ditë më parë, në konferencën që dha për mediat në orët e vona të së shtunës, se leja për kthimin e zonës nga sportive në zonë banimi ishte firmosur nga kryetari i bashkisë së asaj kohe. Por në dosjen voluminoze theksohet se leja për kthimin e sipërfaqes prej 0.7 hektarësh në rrugën “Frosina Plaku” nga zonë sportive në zonë banimi është firmosur nga vetë Sali Berisha, kryetar i KKRT-së.

Akuzat e ngritura:

Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.