MENU
klinika

Miqësore

Shqipëri – Bullgari, gjykon një arbitër nga Kosova

15.10.2023 - 19:57

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë në orën 18.00 të martën në “Air Albania”, në një ndeshje miqësore. Tashmë UEFA ka vendosur për arbitrin, i cili do të vendosë drejtësi në Tiranë. Arbitër kryesor është caktuar Mervan Bejtullahu nga Kosova. Si asistentë do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri.

Arbitri i kolegjiumit të Tiranës, Erjon Bastari do të jetë gjyqtar i katërt. Vlen të theksojmë se ky test miqësor do të jetë i pari për trajnerin Sylvinho në pankinën e Shqipërisë, pasi tekniku deri më tani numëron vetëm sfida zyrtare.