Miqësore / Shqipëri 1-0 Bullgari (Laçi 41′)
Stadiumi ‘Air Albania’, Tiranë
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 18:00 në “Air Albania” kundër Bullgarisë, për testin miqësor pas fitores 3-0 kundër Çekisë (grupi E për Euro 2024). Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë rotacion nga ndeshja e fundit, duke hedhur në fushë 6 emra të ndryshëm nga ndeshja e fundit.
UEFA ia ka besuar duelin e sotëm arbitrave nga Kosova. Mervan Bejtullahu do jetë kryesor, ndërsa ndihmësa do jenë Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri. Arbitër i katërt Erjon Bastari (Shqipëri).
Kundër bullgarëve Shqipëria ka luajtur 11 takime, duke marrë dy fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Ndeshja e fundit mes dy skuadrave daton në 17 tetorin e 2007, plot 16 vite më parë. Për kualifikueset e Europianit të 2008, ndeshja përfundonte në barazimin 1-1.
Fitorja e fundit e Shqipërisë kundër Bullgarisë daton në 4 qershorin e 1950, 73 vite më parë. Miqësorja në Tiranë përfundonte 2-1 për tanët. Duket se kuqezinjtë janë në formë për të rikthyer statistikat në favor të tyre, pasi mundën Çekinë dhe Poloninë po pas 70 vitesh.
Komentet e rëndësishme:
46′ Nis pjesa e dytë. Trajneri Sylvinho bën dy zëvendësime. Në lojë Muja dhe Veseli, dalin Bajrami dhe Ajeti.
45+3′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
41′ Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.
36′ Delev lë fushën i dëmtuar te Bullgaria, pas dyluftimit me Ajetin. Vendin e tij e merr Minchev.
21′ Despodov tenton nga jashtë zone, pret Strakosha.
9′ Arlind Ajeti godet me kokë nga zhvillimet e një këndoreje, pret Mtov. Tanët japin shkëndijën e parë.
1′ Nis ndeshja në “Air Albania”. 12 mijë tifozë në stadium.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho
Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic
Statistikat /4 qershor 1950. Është dita e fitores së fundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë, 2-1, ardhur edhe atëherë në një ndeshje miqësore. Janë vetëm dy sukseset e kuqezinjve kundër bullgarëve dhe fitorja e parë i përket vitit të largët 1946, kur Shqipëria fitoi 3-1, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit.
Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet për Bullgarinë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt, ndërkoghë që dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.
Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara, me përjashtim të takimit për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Leçkov e dy nga Emil Kostandinov.