MENU
klinika

Konkurrente e programit të kërcimit “DWTS”

Si e rregulloi Fifi marrëdhënien me Top Channel?

01.10.2023 - 12:14

Është konfirmuar! Fifi do të jetë konkurrente e programit të kërcimit “DWTS”.

Siç duket ajo i ka lënë mëritë pas me Top Channel dhe është gati për këtë sfidë të re. Në lidhje me “sherrin” e vjetër, ajo është pyetur së fundmi teksa ka qenë e ftuar në “Më Lër të Flas”.

“Ne jemi njerëz, janë disa gjëra që nuk duhet të fliten pasi kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam pa skenën time. Unë jam edhe një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen. Por shyqyr që jemi të rritur dhe i kemi lënë pas këto gjëra,”-tha ajo.

Kujtojmë se përplasja e Fifit me Top-in erdhi pas promos së BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët në “BBV”. Asokohe ajo reagoi ashpër duke u shprehur se “Top Channel”, po i shkatërronte jetën.

Në lidhje me eksperiencën e re Fifi tha: “E kam shumë qejf vallëzimin. Në momentin që më erdhi si ftesë u mendova, me shumë kënaqësi e pranova. E para për të ushqyer veten me punë dhe për ta shfrytëzuar për të treguar që unë mund të bëj dicka. Po ashtu edhe dobësohesh,”-përfundoi Fifi.