MENU
klinika

S’paska qenë, siç e prisnim!

Si ja dha Dojna ‘lamtumirën’ ‘Top Channel-it’

02.10.2023 - 12:14

Tashmë e kemi dimë që moderatorja e njohur Dojna Mema nuk është më pjesë e stafit të ‘Top Channel’ dhe së fundmi e kemi parë në një tjetër televizion, në emisionin investigativ “Piranjat”, të cilin ajo thotë se e ka dashuruar që e vogël.

Largimi i saj pas 10 vitesh nga ‘Top-it’ nuk i ka lënë një ‘shije të mirë’ Dojnës, e cila në një intervistë për ‘Prive’ shpjegon se net fund, nuk ka pasur një shtrëngim duarsh, siç ajo do donte, por gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë mirënjohjen për median që i hapi dyert dhe i besoi kur ajo ishte një studente.

“Nuk ka ndodhur në formën siç unë do dëshiroja që të ndodhte. Unë besoj që në fund të ditës janë disa cikle që hapen dhe mbyllen. Një cikël u mbyll dhe u mbyll fiks ashtu siç unë e konsideroj “të denjë për tu mbyllur”, sepse u bë një 10-vjeçar. Prisja të mbyllej me një shtrëngim dore, nuk ndodhi ashtu. Megjithatë, jeta vazhdon përpara. Unë jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë padyshim kompania që besoi tek unë, kur unë isha thjeshtë një studente.”- tha ajo.

Emisioni i saj i fundit në median kombëtare ishte “Big Brother Fan Club 1”. Më pas, ajo u shkëput pasi u bë nënë për herë të parë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikon foton e rrallë të fëmijërisë

Dojna Mema bëhet nostalgjike


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat