MENU
klinika

Paratë ishin futur në zarfe!

Si pastruesja i vodhi 45 mijë euro Roland Xhaxhos

19.10.2023 - 12:46

Zbardhen detajet nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj Adriana Xh., e cila rezulton të jetë sanitarja e banesës së mjekut Roland Xhaxho, për të cilën është dënuar 2 vite e 8 muaj burg për vjedhje në banesën e mjekut.

Me datën 27 Prill 2021 në Komisariatin nr. 2 në Tiranë është depozituar një kallëzim ku shtetasja Fatmira Xhaxho, ka deklaruar se deri në muajin janar të viti 2021 ka jetuar me nënën, për të cilën kishin punësuar Adriana Xh. për t’u kujdesuar, për shkak se ata vetë ishin në punë.

Ajo ka tregur se sanitarja Xhemali, e cila është lidhje e largët e burrit të saj Roland gjatë kohës që shërbente ne banesë i janë vjedhur 45 900 Euro dhe 280 000 lekë në banesë.

Sipas kallëzueses, ato para ishin kursime prej 30 vitesh të të moshuarës. Sipas kallëzueses nëna kishte lënë edhe 280 000 lekë dhe i thoshte që: “Kur të vdes, ja ku i ke lekët për varrimin tim”.
E moshuara në muajin Janar ndërroi jetë dhe ata si familje, për shkak të gjendjes së mirë ekonomike, nuk ishte se kishin nevojë për lekët që ajo kishte që t’i merrnin.
Ndërkohë, pasi u mbushën të 40-at vendosëm t’i merrnin lekët për të zbatuar amanetin e saj.

Ky është momenti ku kallëzuesja thotë se ka konstatur se lekët nuk ishin më, duke vënë në dijeni për këtë edhe familjarët e saj, ku si masë paraprake ata vendosën që të dyshojnë tek sanitarja.
Në banesë kishte edhe kamera sigurie ku shpeshherë qëllonin të fikura. Por pas këqyrjes së tyrë konstatohet sanitarja duke kontrolluar çantat, dollapet dhe një sirtar ku ishin lekët.

Nga kamerat me datën 16 prill 2021 janë fiksuar veprimet e sanitares ku me një thikë ajo hapi një sirtar të mbyllur me çelës.

Nga veprimet, sanitarja merr një zarf me euro në vlerën 2900 euro, si dhe një sasi eurosh që nuk ishin të sistemuara në zarf, por ishin të lidhura dhe në vlerën 950 Euro dhe 30 000 lekë të prerjes 5 000 lekëshe.

Të nesërmen, Adriana kishtë shkuar bashkë më burrin e saj Arianin për disa analiza tek klinika.

Aty janë paraqitur edhe dy dhëndurët e familjes ku i kanë treguar sanitares pamje filmike duke kryer vjedhjen.

Në këto kushte, sanitarja ka pranuar se ka vjedhur 40 000 eurot, i kishte në shtëpi dhe mund të shkonin t’i merrnin.

Sapo kanë shkuar në banesën e sanitarës aty kanë gjetur shumën e 45 900 Eurove, të cilat ishin ashtu si i kishin sistemuar Fatmira Xhaxho dhe bashkëshorti i saj, në tre zarfa me nga 10 000 Euro, një zarf me 9000 Euro, 5000 euro ishin në një portofol dhe 1900 euro në një sirtar.

Para policisë, sanitaria ka deklaruar se është e vërtetë që në sirtar është marrë shumë 45,900 euro dhe i ka çuar në shtëpinë e saj pa i thënë askujt.

Këto lekë i ka vjedhur në muajin shkurt pasi e moshura ndërroi jetë, shkruan Ora News.

Lekët i ka marrë në dy raste, ishin të sistemuara në zarfa dhe ajo nuk i ka hapur t’i numëronte se sa ishin.

I ka futur në një sirtar me çelës në dollap. Po ashtu në polici, ka deklaruar edhe Ina Xhaxho ku ka treguar nga kamerat e sigurisë dukej sanitarja që vishte doreza kirurgjikale dhe hapte sirtarët.

Më tej ajo shton se në korrik edhe kasaforta e saj është vjedhur kur brenda saj ishte një “USB” e kuqe, ku ishte parë në banesën e sanitares.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo mori dënim përfundimtar 2.8 vite.