Adriatik Doga, avokati i permendur ne deshmine e te penduartit te drejtesise Artan Tafani, ka folur diten e sotme ne “Breaking me Denisa Ruzin”.
Avokati shprehet i shokuar gjate intervistes duke theksuar se asnje organ nga policia e shtetit nuk i ka ofruar mbrojtje pas permendjes se emrit ne deshmine e Tafanit.
“Me Marjus Tafanin jam takuar 3 muaj me pare. Kemi pire kafe. E kam kushuri dhe nuk e mendoj kurre se kam qene shenjester per t’u vrare nga Laert Haxhiu te cilin nuk e njoh. Me babane e tij pershendetem ne Lushnje por Laert Haxhiun e njoh vetem per fytyre. Marjus Tafani eshte perdorues i lendeve narkotike dhe deklaraten e tij e quaj trillim. Familja ime eshte e tmerruar” – tha avokati.
Nder te tjera Doga i pyetur nese ka pasur kliente nga Banda e Aldo Bares pergjigjet:
“Une kam kliente nga te gjitha palet. Kush me kerkon te ofroj sherbime e bej patjeter. Jam takuar edhe me ish prokuroren e Lushnjes e cila gjithashtu nuk ishte ne dijeni se ishte shenjester e Laert Haxhiut. Une nuk kam frike as nga Laert Haxhiu as nga Aldo Bare. Do ndjek cdo hap ligjor. Nese Laert Haxhiu me donte te vdekur do me kishte vrare 100 here per kete te jeni te sigurt.- perfundon avokato Doga.