MENU
klinika

"Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

18.10.2023 - 11:20

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar sërish protestën e tyre, duke bojkotuar sërish orët mësimore për shkak të ligjit që i detyron ata që të punojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Studentët kanë nisur sërish marshimin nga Universiteti i Mjekësisë, drejt Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar studentet studentët kanë kërkuar anulimin e vendimit te Ministrise se Arsimit, duke bere thirrje qe qytetaret te bashkohen me kauzen e tyre.

“Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë””, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.