Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, për 24 orë, do të jetë “Brukseli” i Europës. Do të mbahet për herë të parë, Samiti i Procesit të Berlinit. Do të vijnë krerë shtetesh, kancelarë, kryeministra, ministra të Jashtëm, liderë të Bashkimit Europian. Natyrisht, ky Samit, mbetet respekti dhe gatishmëria më e madhe e Bashkimit Europian për ç’ka ka arritur Shqipëria, por dhe Edi Rama me qeverinë e tij, lidhur me plotesimin e “detyrave të shtepisë”. Dhe ja ka arritur ti plotësojë më kryesoret, për të mos thënë të gjitha.
Për 24 orë (dhe nuk janë pak) Tirana do të jetë kryeqendra e Europës, e Bashkimit Europian, do të ketë vëmëndjen e mediave më dinjitoze të çdo vendi të BE-së. Lidhur me këtë eveniment kaq të rëndësishëm Edi Rama ka deklaruar se “do të bëjmë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar.
Nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes”. Dhe ka të drejtë. Pothuajse çdo takim Rajonal, Europian apo dhe më gjërë që është mbajtur në Tiranë në 12 vitet e fundit, ka evidentuar “mikëpritjen” si të veçantën e shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës dhe Shqipëria, janë në fazën më të rëndësishme të rrugëtimit drejt BE. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Bashkimi Eurupian, ka kaluar tashmë nga “fjalët tek veprat”.
Duke ardhur në Tiranë, duke zhvendosur për herë të parë Samitin nga Brukseli në kryeqytetin e Shqipërisë, liderët europianë duan ti japin një leksion tregues politikbërjes destruktive në Ballkan, dhe inkurajim motivues shqiptarëve, që presin prej 3 dakadash lajmin e shumëpritur për tu anëtarësuar shumë shpejt në familjen e madhe europiane.
Samiti i Procesit të Berlinit, do të ketë “surprizat” e tij, dhe kjo natyrisht lidhet me vendime të rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Investimet stradegjike, rritja e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e përfaqesimit institucional mes BE dhe Tiranës zyrtare, mbeten të një rëndësie të madhe për qeverinë e Edi Ramës.
Vizita e Ursula von der Leyen, Presidwente e Komisionit Europian, që parapriu ditën e mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit, ishte gjithashtu një vlerësim maksimal ndaj qeverisjes Rama. Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, bën të ndjehet krenar çdo shqiptar, tek sheh si po realizohet ëndërra shekullore e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.